Ademi: Nuk ka arsye për grevë, mësimi ka filluar në shumicën e shkollave

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abër Ademi sot deklaroi se nuk e di në sa shkolla grevohet, por se në një pjesë të mirë të shkollave viti i ri shkollor ka filluar normalisht.  Përsëriti se nuk ka arsye për grevë dhe se Qeveria punon në përmirësimin e statusit të mësimdhënësve

“Nuk kam informacione në sa shkolla grevohet sepse ende është herët, por e di se në një pjesë të mirë dita e parë shkollore po zhvillohet në  mënyrë normale, organizohen ngjarje dhe pres ashtu edhe të vazhdojë”, deklaroi ministri Ademi i cili në mëngjesin e sotëm i vizitoi SHF “Llazo Angellovski” në lagjen Lisiçe të Re të Shkupit për ta shënuar fillimin e vitit shkollor 2019/20.

Ai u dëshiroi sukses  nxënësve dhe mësimdhënësve në vitin shkollor vijues, si dhe dje e përsëriti qëndrimin se nuk ka nevojë dhe arsye për grevë kur Qeveria, siç tha, fuqimisht është e angazhuar ta përmirësoj statusin e mësimdhënësve, duke theksuar se nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator pagat e mësimdhënësve janë rritur mbi 10 për qind me të dyja rritjet prej pesë për qind.

Share This Article