Aeroplanët francez bombarduan sot shumë tunele e kalime të fshehta të grupit Shteti Islamik, në verilindje të Irakut, njoftoi ministrja e Forcave të Armatosura, Florence Parly, duke theksuar vendosmërinë e Parisit në vazhdimin e luftës kundër xhihadistëve.
“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e Natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze.
Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS, si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon./ATSH/