Numri i pasagjerëve që kalojnë nga aeroportet gjermane mbetet vetëm në një pjesë të niveleve të parapandemisë, pesë muaj pasi koronavirusi shkaktoi bllokimin e transportit ajror ndërkombëtar.
“Në muajin korrik, në kulmin e sezonit të pushimeve në Gjermani, aeroportet gjermane u kanë shërbyer më pak se 4,9 milionë pasagjerëve, rreth një të pestës së numrit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, sipas shifrave të publikuara sot nga Shoqëria gjermane e Aeroporteve (ADV).
Fluturimet e pasagjerëve ndërkontinentalë kanë qënë më të prekurat, pasi numri i pasagjerëve ka rënë me 93,5% nga një vit në tjerin përballë paralajmërimeve të vazhdueshme të qeverisë gjermane për udhëtimet për pjesën më të madhe të botës.
Numri i pasagjerëve në fluturimet drejt destinacioneve europiane, ku udhëzimet qeveritare për udhëtime janë në pjesën më të madhe më të lehta, vazhdon të jetë nën 76,8% në krahasim me korrikun e kaluar.
Numri i personave që marrin fluturime të brendshme në Gjermani ka rënë me 80,2%.
Gjatë shtatë muajve të paarë të vitit 2020, duke përfshirë këtu dy muajt e parë para pandemisë, aeroportet gjermane u kanë shërbyer 44,7 milionë pasagjerëve, 68,5% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019./Atsh/