Austria dëbon një diplomat rus pas përfshirjes në spiunazh

albnews
By
1 Min Read

Austria konfirmoi sot dëbimin e një diplomati rus, pas informacioneve të publikuara në shtypin austriak, që përmend përfshirjen e këtij të fundit në një çështje të spiunazhit industrial. 

“Ne mund të konfirmojmë se një diplomat rus po dëbohet”, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë austriake të Punëve të Jashtme.

“Sjellja e tij është në shkelje me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Ne nuk do të bëjmë komente mbi detaje të tjera”, shtoi ai.

Share This Article