ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 10 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 10 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 10 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 16 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Afera e inceneratorëve, Rama: Nuk jam i shqetësuar nëse dalin ministra të përfshirë

albnews by albnews
15 February, 2022
in Albania
0
Afera e inceneratorëve, Rama: Nuk jam i shqetësuar nëse dalin ministra të përfshirë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për VOA-n, pas përfundimit të takimit me Sekretarin e Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Gazetari ka pyetur Ramën për aktualitetin në vend dhe për çështjet e “nxehta”, ku pa dyshim nuk mund të përjashtohej inceneratorët.

Gazetari tha se pse nuk u parandalua më parë kjo aferë, ndërsa kryeministri theksoi se nuk mendon ashtu. Ai tha se inceneratorët janë një e mirë publike në dobi të njerëzve dhe kush është përfshirë në korrupsion, do të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë.

RelatedPosts

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

Gazetari: Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele, 1 për inceneratorët dhe një tjetër nga SPAK. Pse në Shqipëri disa vendime që janë bërë në kundërshtim me ligjin nuk parandalohen dhe të kapen nga strukturat. Si shpjegohet se në asnjë hallkë nuk janë vënë re shkelje, por janë dhënë kontratat që mendohet se është një nga aferat e mëdha?

Rama: Unë nuk futem te ata që mendoj kështu. Besoj se janë gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit, komuniteteve, shëndetit dhe mjedisit. Paralelisht me të veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale. Jemi në kushtet komode ku Prokuroria Speciale po heton. I takon atyre të evidentojnë faktet lidhur në hetim dhe prova. Nuk shoh shqetësim për të vërtetën. Përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë deri në fund. Unë jam i vendimit që këto janë gjëra të rëndësishme për shëndetin dhe mjedisin.

Gazetari: Ne po diskutojmë për shkeljet…

Rama: Do i verifikojë prokuroria. Është rast fatlum që gjithçka thuhet futet në filtrin e një organi të specializuar. Nuk jam i shqetësuar se do të dalin ministra, ish-ministra apo kushdo qoftë, sepse për këtë e kemi bërë reformën. Kur e kemi thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejt dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e cfarëdolloqoftë në jetën publike është përgjegjësi individuale e besoj. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe për një Shqipëri më të pastër, sigurisht ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për shqiptarët e jo për veten e vet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result