Afganëve do tu ofrohet azil politik në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Spanish citizens residing in Afghanistan and Afghans board a military plane as part of their evacuation, at the Hamid Karzai International Airport in Kabul, Afghanistan, August 18, 2021. Ministry of Defense of Spain/Handout via REUTERS

Janë zbuluar detaje të reja nga vendimi i Shqipërisë për të pritur një numër afganësh.

TCH raportoi se të gjithë atyre që do të vijnë në Shqipëri do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë për azil politik.

Sipas të njëjtave burime, kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptar që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tonë bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët.

Do të jetë Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në këtë proces.

Të njëjtat burime raportojnë se ka edhe një arsye tjetër përse afganëve do t’u ofrohet azil politik në vendin tonë.

Kjo lidhet me faktin se mund të ketë nga atë të cilët nuk përmbushin kriteret për marrjen e vizës së posaçme SIV, pas procesimit të aplikimit nga nëpunësit e ambasadës amerikane.

Afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë do t’u duhet të provojnë para autoriteteve amerikane vizë-lëshuese bashkëpunimin me ushtrinë amerikane apo NATO-n në Afganistan.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kur avioni ushtarak amerikan do të sjellë në Rinas kontigjentin e parë të afganëve.

Share This Article