E pyetur për deklaratat e senatorit amerikan Chris Murphi, i cili tha se për të mbajtur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, Maqedonia e Veriut duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit.
Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime.
“Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte një poentë e rëndësishme që nëse deri në fund të vitit nuk merren vendimet e vështira për të hapëruar përpara në integrimin euroatlantik, do të ketë prej atyre në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, në Capitol Hill, ligjvënësit tanë, që do të kenë mëdyshje nëse ky vend është plotësisht i përkushtuar në rrugën euroatlantike, që mendoj se është e fuqishme përmes anëtarësimit në NATO, që është shumë me rëndësi”, tha Ageler./tv21.tv