“Airbus” i shet Kinës 300 aeroplanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithsej do të blihen 290 avionë model “Airbus A320” dhe 10 model A350 nga kompania kineze shtetërore CASC (China Aviation Supplies Holding Company),

Marrëveshja tregtare ka nënshkruar sot kontratën me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Francë.

“Arritja e një kontrate të madhe për Airbus është një përparim i rëndësishëm dhe një sinjal i shkëlqyer, i forcës së shkëmbimeve mes Kinës dhe Francës”, deklaroi presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Elize, ku u nënshkrua edhe kontrata. Presidenti kinez, Xi Jinping ndodhet për vizitë zyrtare në Francë në kuadër të një mini turneu që e kishte çuar më parë në Itali dhe Monako për të promovuar projektin gjigant infrastrukturor të Pekinit “Rrugët e Reja të Mëndafshit”./ATSH/ 

Share This Article