Klubi i Karatesë “Sharri” kampion shtetëror për grupmosha

albnews
By
1 Min Read

Nuk kanë të ndalur sukseset e Klubit të Karatesë nga Ferizaj “Sharri”.

Federata e Kosovës në Karate dje ka organizuar në Prishtinë Kampionatin Shtetëror të Karatesë, ku kanë marrë pjesë 27 klube.

Dhe siç është bërë zakon, vendin e parë për grupmosha edhe kësaj radhe e ka zënë Klubi i Karatesë “Sharri” nga Ferizaj, dude fituar 21 medalje, 10 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronzta.

Vendin e dytë e ka zënë “Fituesi” nga Ferizaj dhe të tretin Klubi “Fushë Kosova”.

“Sharri” për tre herë më radhë është duke u shpallur klubi më i mirë, duke zënë vendin e parë në garat ndërkombëtare në Fushë Kosovë dhe në turneun memorial në Pejë.

“Sharri” suksesin më të madh e ka arritur vitin e kaluar në Stamboll, duke u radhitur klubi më i trofeshëm në mesin e klubeve pjesëmarrësve nga 47 shtete./KosovaPress/

Share This Article