Ajeti top-golashënues në Skoci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albian Ajeti ka vazhduar me formën e lartë te skuadra e re, Celtic. Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e katërt në pesë paraqitje në Premiership, duke ndarë pozitën e top-golashënuesit të ligës.

Të shtunën 23-vjeçari realizoi ndaj Livingstonit, në fitoren 3:2. Ajeti shënoi në minutën e 52-të.

Pos katër golave, Ajeti ka edhe një asistim në ligën kryesore të Skocisë, me Celticun që i prin tabelës.

Ajeti u transferua te Celticu këtë verë, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare. Për të Celticu i pagoi West Hamit rreth pesë milionë euro.

Share This Article