Aksident në Gramsh, automjeti bie në liqenin e Banjës, 1 viktimë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.

Mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës. Sakaq, dyshohet se në automjet ndodhen disa persona, ndërkohë që është konfirmuar një viktimë.

Korrespondentja e Top Channel-it bën me dijeni se trupi i pajetë është nxjerrë lart nga uji.

Nuk dihen ende detaje më të hollësishme, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë./TCH/

Share This Article