Të paktën 28 persona kanë vdekur ndërsa rreth 40 janë plagosur në një aksident trafiku në Pakistan. Autoritetet kanë njoftuar se në aksident janë përfshirë një autobus me pasagjerë dhe një kamion.
Shumica e personave të vdekur dhe të lënduarve ishin punëtorë, që po ktheheshin për në shtëpi. Një pjesë e të lënduarve mbesin në gjendje kritike, derisa pjesë tjetër është liruar për në shtëpi, raporton timesofindia.
Autobusi po udhëtonte nga qendra Sialkot drejt Dera Ghazi Khanit dhe shumica ishin punëtorë.