Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, shkon në 14 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për 9 persona të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër viktimë u gjet të premten në vendin e rrëzimit të avionit të mallrave të UPS në Louisville, të SHBA-së të martë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga aksidenti tragjik në 14, njoftoi kryebashkiaku Craig Greenberg.

Një avion mallrash me destinacion Hawain u rrëzua të martën pasdite menjëherë pas ngritjes, duke shkatërruar ndërtesat përreth dhe duke shkaktuar një zjarr të madh në vendngjarje.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) publikoi një video të vendit ku u rrëzua aeroplani që tregonte një fushë të madhe gërmadhash të djegura afër Aeroportit Ndërkombëtar Muhammad Ali.


Anëtari i NTSB, Todd Inman, tha të enjten se historia e plotë e mirëmbajtjes së aeroplanit do të rishikohet për të përcaktuar më tej shkakun e rrëzimit. Aeroplani, tip “McDonnell Douglas MD-11”, i ishte nënshtruar para gjashtë javësh mirëmbajtjes në shtator dhe tetor në San Antonio.

Nëntë persona u shpallën gjithashtu të zhdukur mëngjesin e ditës së enjte, tha kryebashkiaku i Louisville, Craig Greenberg.

Share This Article