Aktivistët bllokojnë qendrat e shpërndarjes së McDonald’s në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestuesit për të drejtat e kafshëve kanë bllokuar katër qendra të shpërndarjes të McDonald’s në Britani

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë bllokuar katër qendra të shpërndarjes së zinxhirit të ushqimit të shpejtë McDonald’s në Britani në përpjekje për të detyruar kompaninë të bazojë produktet e saj ekskluzivisht në bimë deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata “Rebelimi i Kafshëve” njoftoi sot se kanë bllokuar daljen e automjeteve nga katër qendra me kamionë dhe pengesa prej druri.

Ata thanë se synojnë të qëndrojnë në këto vende për të paktën 24 orë për të shkaktuar një ndërprerje të konsiderueshme në zinxhirin e furnizimit të McDonalad’s, e cila do të dëmtojë 1.300 restorante.

“Industritë e mishit dhe qumështit po shkatërrojnë planetin tonë duke shkatërruar pyjet e shiut, duke lëshuar sasi të mëdha të gazrave serrë dhe duke vrarë miliarda kafshë çdo vit”, tha zëdhënësi i organizatës James Ozden.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë e qëndrueshme dhe reale për të ushqyer dhjetë miliardë njerëz është me një sistem të ushqimit me bazë bimore.

Zëdhënës i McDonald’s tha se kompania po vlerëson ndikimin e “ndërprerjes” në restorantet e saj.

Share This Article