Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange po planifikon të martohet në burgun e Mbretërisë së Bashkuar, ku ai po mbahet aktualisht. Lajmin e bëri publik e fejuara e tij Stella Moris, me të cilën Assange ka edhe dy fëmijë. 50-vjeçari ka kaluar më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh, në Londër i akuzuar për spiunazh të dokumenteve sekrete në lidhje me angazhimin ushtarak të forcave aleate në Afganistan.
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, i cili përballet me akuza në SHBA për një rrjedhje masive të të dhënave të klasifikuara, po planifikon të martohet me partneren Stella Moris në burgun e sigurisë së lartë në Londër.
Çifti, të cilët janë të fejuar prej vitit 2016 dhe kanë dy fëmijë së bashku, shpresojnë të martohen para ditëlindjes së tij të 50-të më 3 korrik.
Mediat, raportojnë se Morris ka folur planet në një intervistë për agjensinë gjermane të lajmeve DPA.
“Po mendojmë të martohemi në burg, sepse ne jemi fejuar që nga viti 2016. Më pas do të bëjmë një festë martese me miqtë dhe familjen, sapo ai të jetë i lirë,“- tha Morris.
Ajo shtoi se burgu i Belmarsh në Londër, ku po mbahet Assange, nuk kishte parë një martesë për 12 vjet dhe kështu që kjo ceremoni nuk ishtë “gjë e thjeshtë “.
Assange është në paqartësi ligjore pasi ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara u refuzua nga një gjykatës i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai kërkohet në SHBA për rolin e tij në një nga rrjedhjet më të mëdha ndonjëherë të informacionit të klasifikuar.
50-vjeçari ka kaluar më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër i akuzuar për spiunazh të dokumenteve sekrete në lidhje me angazhimin ushtarak të forcave aleate në Afganistan.
Mesa duket ai dhe partnerja e tij nuk duan të shtyjnë planet për martesë. Lidhja e tyre filloi gjatë periudhës që Assange kaloi në ambasadën Ekuadoriane në Londër, ku ai kërkoi azil politik. Çifti tani ka dy djem, të moshës katër dhe dy vjeç.