Legjendarja e skenës dhe ekranit Dame Judi Dench feston 90 vjetorin, shkruan filmlinc.com.
Dame Judi Dench lindi në York të Britanisw së Madhe. Në fëmijëri ajo ndoqi Mount School në York dhe studioi në Shkollën Qendrore të Fjalës dhe Dramës.
Ajo ka interpretuar me Royal Shakespeare Company, Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin Old Vic.
Ajo është dhjetë herë fituese e BAFTA-s, duke përfshirë aktoren më të mirë në një serial komedi për ”A Fine Roman” (1981) në të cilën ajo u shfaq me burrin e saj, Michael Williams, dhe aktorja më e mirë në rol dytësor në ”A Handful of Dust”(1988) dhe ”A Room with a Wiew” (1985).
Ajo mori një çmim ACE për performancën e saj në serialin televiziv Mr. and Mrs. Edgehill (1985).
Ajo u emërua Oficere e Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) në 1970, dhe ”Anëtare e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit” në 2005.