ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 9 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 9 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 9 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 9 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

albnews by albnews
4 July, 2025
in Bota, UK
0
Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit, duke shpuar me thika gomonet që tentojnë të largohen nga brigjet franceze.

Për herë të parë, policia është futur në ujë për të shkatërruar varkat përpara se emigrantët të hipnin në to.

RelatedPosts

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

Zelensky: Kievi është i gatshëm të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO

Masat janë pjesë e një ndryshimi të ri ligjor që pritet të hyjë në fuqi brenda muajit, duke i dhënë policisë së specializuar franceze më shumë kompetenca për të vepruar në ujëra të cekëta. Sipas gazetës “The Times”, kjo strategji synon të frenojë kontrabandën e organizuar dhe valën në rritje të kalimeve ilegale drejt Britanisë.

Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm Bruno Retailleau pritet të diskutojnë këto masa javën e ardhshme në një samit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar. Vizita e Macron në Londër është e para shtetërore nga një president francez në 17 vite.

Ndërkohë, edhe pala britanike po përgatitet për masa më të ashpra. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper ka paraqitur një plan me pesë pika për të ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla. Një nga masat e propozuara përfshin largimin nga hotelet i emigrantëve që kapen duke punuar në mënyrë të paligjshme në platforma si Uber Eats apo Deliveroo, vetëm pak ditë pas mbërritjes në Britani.

Qeveria britanike synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin me Francën, të përshpejtojë proceset e azilit dhe të godasë rrjetet kriminale që organizojnë këto kalime të rrezikshme. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 43 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin, një rritje prej 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zyrtarët britanikë e kanë cilësuar ndërhyrjen franceze si një “moment të rëndësishëm” dhe shpresojnë se marrëveshja e re mes dy vendeve do të shënojë një kthesë në krizën e migracionit. Por pengesa mbeten, mes tyre edhe kundërshtimi i disa shteteve mesdhetare që i druhen një shtimi të presionit mbi kufijtë e tyre si pasojë e marrëveshjes Londër-Paris.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result