ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Rusia përbën kërcënim akut, paralajmëron shefi i ri i MI6 2 minutes ago
Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona 4 minutes ago
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup 13 minutes ago
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët 15 minutes ago
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik 19 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Akuza: Qumësht me toksinë kancerogjene në tregun shqiptar

albnews by albnews
18 April, 2025
in Albania
0
Akuza: Qumësht me toksinë kancerogjene në tregun shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, është shprehur se shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Komentet Resuli i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se nga 26 mostra të marra nga janari 2024 deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra sipas tij, gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

RelatedPosts

Sherret në Kryesinë e PD, Berisha: Disa të quajtur demokratë hanë turpin me bukë! Ka nga ata që flirtojnë me qeverinë

Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK/ Rama: Uroj ta çojë Prokurorinë e Posaçme në një tjetër nivel

Rama reagon pas deklaratës së BKH-së: E pranuan edhe vetë se donin të hynin në Kryeministri me “patllake”

Ai ka shkruar gjithashtu se Ministria e Bujqësisë e ka fshehur skandalin e Aflatoksinës, pra të qumështit të kontaminuar në tregun shqiptar, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ky denoncim vjen pas skandaleve të luleshtrydheve me pesticide dhe mishit të pulës me salmonelë.

Postimi i Resulit:

SKANDAL ❗️❗️

MINISTRIA E BUJQËSIS FSHEHË SKANDALIN E AFLATOKSINËS – QUMËSHT I KONTAMINUAR NË TREGUN SHQIPTAR!

Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg.

Po autoritetet çfarë kanë bërë?

Kanë heshtur.

Nuk kanë informuar publikun.

Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit.

Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona.

Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika, baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?

Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme?

Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur?

AKU e ka detyrim ligjor informimin e publikut!

Mjaft me fshehje! Mjaft me rrezikim të jetës!

Siguria ushqimore nuk është statistikë laboratorike, por e drejtë themelore e çdo shqiptari. (A2 Televizion)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rusia përbën kërcënim akut, paralajmëron shefi i ri i MI6

Rusia përbën kërcënim akut, paralajmëron shefi i ri i MI6

15 December, 2025
Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona

Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona

15 December, 2025
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

15 December, 2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result