Akuzat për keqpërdorim të dosjeve të sigurisë kombëtare, Donald Trump del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar seanca gjyqsore ndaj Ish-presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit është përballur me akuza penale për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku dhe u deklarua i pafajshëm.

Ndonëse ishin marrë masa të larta sigurie në gjykatën federale në qendër të Majamit, mbështetës të shumtë e pritën Trump para gjykatës me brohoritje dhe me flamuj në duar ndërsa dëgjoheshin me thirrjet  “Ne duam Donald Trump”.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që Trumpi përballet me gjyqësorin. Ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar ndërkohë që është hera e parë që ndaj një ish presidenti ndërmerret një procedim kriminal federal.

Në gjykatë, ish presidenti u paraqit sëbashku me një ndihmës të tij të ngushtë, që përballet me gjashtë akuza në lidhje me keqpërdorimin e dokumenteve të sigurisë kombëtare, i cili u deklarua i pafajshëm gjithashtu, sipas BBC.

Ndaj Trump janë ngritur 37 akuza pasi më shumë se 100 dokumente të etiketuara si të klasifikuara u gjetën gushtin e shkuar në rezidencën e tij Mar A Lago në Florida.

Prokurorët federal akuzojnë Trump se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente, disa prej të cilave u gjetën në një sallë që përdorej për ballo si dhe në ambientet e një dushi në Mar a Lago.

Trump gjithashtu akuzohet se ka komplotuar me një ndihmës për të penguar përpjekjet e qeverisë për rimarrjen e dokumenteve. Pretendohet se dosjet përmbanin informacione për aftësitë mbrojtëse dhe armët e SHBA-ve dhe vendeve të huaja, si dhe për plane që mund të ndërmerreshin në rast të ndonjë sulmi nga jashtë. 

Ndërkohë, 76-vjeçari Donald Trump, po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Share This Article