Alarmohet komuniteti ndërkombëtar, rebelët thonë se kanë fituar një betejë në Etiopi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat rebele në rajonin Tigray të Etiopisë thanë të martën se kanë shkatërruar një divizion të ushtrisë etiopiane në betejn për kontroll në pjesën veriore të vendit, ku qindra njerëz janë vrarë gjatë luftimeve trejavëshe.

Sidoqoftë, qeveria federale e mohoi pretendimin e rebelëve dhe tha se forcat rajonale janë duke u dorëzuar sipas ultimatumit 72-orësh, para kërcënimit për sulm të hapur në kryeqytetin rajonal, Mekelle.

Trupat e kryeministrit Abiy Ahmed nisën një fushatë ushtarake kundër Frontit Popullor për Çlirim më 4 nëntor dhe kanë thënë se janë duke iu afruar kryeqytetit rajonal, Mekelle, në përpjekjen përfundimtare për ta fituar konfliktin.

Megjithatë, trupat rebele thanë se janë duke e mbajtur larg ushtrinë federale dhe se kanë shënuar disa fitore të mëdha, shkruan Reuters.

Sipas zëdhënësit të këtij grupi, Getachew Reda, i tha një televizioni lokal se një njësi ushtarake që ai e quajti divizioni i 21-të, është shkatërruar tërësisht gjatë një sulmi të udhëhequr nga një ish-komandant që tash lufton në krah të rebelëve.

Sidoqoftë, një zëdhënës i qeverisë tha se kjo nuk është e vërtetë. Agjencia Reuters e ka pasur të pamundur vërtetimin e deklaratave nga palët për shkak të mungesës së internetit dhe linjave telefonike.

Qindra persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur në Sudan për shkak të këtij konflikti që ka ngjallur shqetësime edhe te komuniteti ndërkombëtar për shkak të mundësisë që ai të zgjerohet në shtetet fqinje.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tashmë ka vendosur që të mbajë takimin e parë rreth këtij konflikti. Zyrtarët thanë se takimi i së martës nuk do të jetë i hapur për publikun dhe nuk dihet nëse do të dilet me deklaratë pas përfundimit të tij.

Share This Article