Investigim, Hilja që përdoret për të mos i raportuar vdekjet me Covid

albnews
By
1 Min Read

Pas akuzave të ditëve të fundit të Kryedemokratit Basha për manipulim të vdekjeve nga Covid, qeveria dhe mjekët e mohuan kategorikisht se mund të ndodhte një gjë e tillë. Vet kryeminstri Rama u shpreh se një gjë e tillë është teorikisht dhe praktikisht e pamundur.

Një investigim i Dosja.al provon të kundërtën, madje zbulon edhe manovrën apo hilen që bëhet për të mos i raportuar si të vdekur nga covid.

Dosja.al ka siguruar çertifikatën e vdekjes së një qytetari, i cili është deklaruar si i vdekur për shkak të një arresti kardiak. Siç shihet edhe në shkresën e siguruar, në shkakun fillestar është shënduar pneumonia nga Covid-19.

Çertifikata e vdekjes

Në shkakun e mesëm ka të shkruar ‘insufiçensë respiratore’, ndërsa në shkakun përfundimtar që i ka sjellë vdekjen ka të shkruar ‘arrest kardiak’.

Siç duket shkaku përfundimtar është shënuar arrest kardiak për të mos e radhitur të ndjerin në radhët e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19. Kjo provon denoncimine Lulzim Bashës, se qeveria ka fshehur shifrat e viktimave.

Ndërkohë prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Share This Article