Albana Fico tregon nëse ka në Shqipëri rsate me variantin Delta

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta, pavarësisht sinjaleve të pazakonta që janë vënë re te disa individë. Fico deklaroi se në ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve ditore si dhe atyre aktive në rang vendi.

“Janë disa tregues të rëndësishëm për të monitoruar situatën epidemiologjike. Ka një rritje të rasteve ditore. Numri i rasteve aktive është rritur. Ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9. Të shtruarit në spitalin Infektiv janë 5. Nuk kemi persona në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka dhe një rritje të lehtë të pozitivitet të mostrës.

Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi I vaksinave. Duke qenë se jemi në javën e vaksinimit masiv i bëj ftesë qytetarëve të aplikojnë për të marrë vaksinën. Situata epidemiologjike në vende të ndryshme të Europës ka pësuar rritje edhe për arsye të variantit Delta, Në Shqipëri nuk kemi evidencë pavarësisht sinjaleve të pazakonta. Është e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore”, u shpreh ajo. 

Share This Article