Albanese, Johnson dhe Blinken dënojnë aktin e plagosjes së ish-kryeministri japonez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është plagosur pas të shtënave me armë gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se kjo ishte një ngjarje tronditëse dhe se mendimet e tij ishin me familjen e ish-kryeministrit dhe popullin e Japonisë, raporton cnn.

Ish-kryeministri australian, Scott Morrison tha se ishte thellësisht i prekur nga lajmi dhe se Shinzo Abe është “një nga udhëheqësit më të rëndësishëm globalë të epokës së pasluftës”.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson tha të premten se ishte “shumë i tmerruar dhe i pikëlluar kur dëgjoi për sulmin e neveritshëm” ndaj ish-liderit japonez.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij”, shkroi Johnson në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur i tronditur për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Duke folur në mbledhjen e ministrave të jashtëm të G20 në Indonezi, Blinken tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe thellësisht i shqetësuar” nga të shtënat.

“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë,” tha Blinken dhe shtoi se “Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne jemi në pritje të lajmeve nga Japonia”.

Raportet e mediave lokale thonë se sulmuesi besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti lokal i një marinsi.

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara, dhe incidentet e dhunës politike janë pothuajse të padëgjuara.

Share This Article