Dronët ushtarakë turq shqetësojnë SHBA-në, Uashingtoni vihet në lëvizje

albnews
By
1 Min Read

Uashingtoni ka “shqetësime të thella” lidhur me shitjet të cilat mund të bien ndesh me kufizimet e SHBA-së për armët në Addis Abeba, tha një zyrtar i lartë perëndimor.

Lufta njëvjeçare mes qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqësve të rajonit verior Tigrei, ndër konfliktet më të përgjakshme të Afrikës, ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve e ka zhvendosur miliona njerëz.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se i dërguari i SHBA-së në Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman, “ka folur rreth njoftimeve për përdorimin e dronëve të armatosur në Etiopi dhe rrezikun e dëmtimit të civilëve” gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.

Një zyrtar i lartë turk tha se Uashingtoni e përcolli shqetësimin në disa takime, ndërsa ushtria dhe qeveria e Etiopisë nuk iu përgjigj kërkesave të hollësishme për koment.

Share This Article