Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat nga zonat e tërmetit në Durrës tha se që mos ketë një krizë humanitare duhet ndihma e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Vullnetarizimi tha Kurti është i rëndësishëm, por kjo duhet të ndihmohet nga institucionet e dy vendeve.
Albin Kurti:
Dëgjojmë për familje të ndryshme nga zona e Durrësit që kanë ardhur në Kosovë, por ne duhet ta ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, për këtë populli prin dhe jo politika.
Vullnetarizmi ka nevojë për dy ushtritë tonë, për dy policitë tonë në mënyrë rezultatet të jenë më të mira.
Pushtet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes.
Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë.
Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku.
Njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë, edhe pse në kushte më të vështira.
Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe qendror edhe vendore ti ndihmojnë shqiptarët pa dallim sa më shumë.