Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin politikë dhe përbërjes e Këshillit të Ministrave të qeverisë së re në mandatin e tretë të PS-së dhe deklaroi se, strehimi përfundimtar në shtëpi për të prekurit nga tërmeti i nëntorit 2019 është një nga dy prioritetet e qeverisë tonë.
Në fjalën e tij në Kuvend Rama tha se, “Shqipëria ka ende dy fronte të mëdha të hapura. Në një anë është fronti i përpjekjes për zhbërjen përfundimtare të pasojave të tërmetit ku ka mijëra qytetarë, socialistë e demokratë, që presin të hyjnë në shtëpi të reja”.
“Nga ana tjetër fronti i përpjekjes përfundimtare të daljes nga lufta rraskapitëse me pandeminë ku po njësoj kërcënon jetën dhe shëndetin e demokratëve dhe socialistëve të gjithë shqiptarëve dhe ku pikëpyetje të mëdha qëndrojnë mbi kokën e të gjithë vendeve të botës në kushte e mutacionit të shpeshtë të virusit vrastar”, tha ai.
Rama shtoi se “dua tu them atyre që presin strehimin përfundimtar në shtëpi se ky është një nga dy prioritetet e qeverisë tonë. Plani ynë siç jemi zotuar edhe në fushatë nuk ndryshon asnjë presje tani që zgjedhjet janë pas krahëve. Viti 2022 duhet të mbyll përgjithësisht tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit, por deri ditët e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re të gjitha familjet e prekura që janë në pritje do vazhdojnë të marrin nga shteti bonusin e qirasë përfshirë këtu dhe ato disa qindra familje të cilat qysh në fillim kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë në çadër për shkak të largësisë nga qyteti dhe të afërsisë me tokën dhe me gjënë e gjallë me në fshatin e tyre”.