Albumi i Dua Lipa-s certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read

Dua Lipa ka ndarë së fundmi me fansat një lajm të gëzueshëm.

Përmes një postimi në  rrjetin e saj social, Instagram, Dua ka zbuluar se albumi i dytë i saj është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.”Future Nostalgia është tani një album platinum në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Jemi mirë’ është i pari në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit që e keni dëgjuar, që keni kërcyer me të dhe për të gjithë përkrahjen e vazhdueshme. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja .“Future Nostalgia” menjëherë pas publikimit u rendit i pari në Mbretërinë e Bashkuar. 

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Share This Article