Aleanca kërkon komisionarët në KSHZ si parti opozitare shqiptare

albnews
By
1 Min Read

Aleanca për Shqiptarët kërkon përsëri nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që Këshillat Zgjedhor dhe komisionarët t’i takojnë këtij subjekti, si parti më e madhe opozitare në bllokun shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari e quan të palogjikshëm veprimin e KSHZ-së për të mos i marr Këshillat Zgjedhor nga Lëvizja Besa, pasi në këtë situatë sipas tij një subjekt do t’i kishte dy palë Këshilla./Alsat/

Share This Article