Aleati i Putin dërgon fëmijët e mitur të luftojnë në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fushata e mobilizimit ushtarak në Rusi vijon dhe shumë njerëz iu janë bashkuar radhëve të ushtrisë që pas vendimi të presidentit Putin.

Së fundmi, lideri i çeçenëve, Ramazan Kadyrov tregon se 3 fëmijët e tij të mitur kanë shkuar në Ukrainë, për të qenë pjesë e ushtrisë. Sipas tij, mosha nuk do të thotë gjë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Atdheut.

“Mosha e vogël nuk duhet të pengojë në stërvitjen e mbrojtësve të Atdheut tonë. Akhmat, Eli dhe Adam janë përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç, por stërvitja e tyre ka nisur shumë kohë më parë kur ende ishin të mitur. Tashmë, ka mbërritur momenti për të treguar aftësitë në një luftë të vërtetë dhe unë e mirëpres dëshirën e tyre. Së shpejti, ata do të shkojnë në linjën e frontit, ku do të përballen me situatën më të vështirë”, tregon Kadyrov.

Share This Article