Ali Ahmeti: 80 për qind e shqiptarëve tani presin një kryeministër të tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për suksesin në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë mori 15 ulëse në parlament si edhe për mundësinë për të pasur për herë të parë një kryeministër shqiptar në MV.

“Unë e prisja rezultatin. Janë 36 mandate këto që i takojnë shqiptarëve. Mos harroni kemi pasur vetëm 29 mandate dhe kjo është një arritje e madhe.

Kemi investuar 18 vite dhe kemi dëshmuar në këtë drejtim. Ndërkohë që njerëzit kanë vlerësuar punën e bërë.

Në emisionin tënd e kam thënë që do të kemi një fitore absolute.

Kam komunikuar me pjesën dërrmuese të partive shqiptare dhe i kam uruar ato, si edhe ato mua.

Kërkesat tona janë të ligjshme dhe të arsyeshme. 80 përqind e shqiptarëve e presin një kryeministër shqiptar.

Pavarësisht luftës që na shpallën ku kemi qenë përballë 7 subjekteve politike, ne ia arritëm të fitonim”, tha ai për Syri Tv.

Share This Article