Vdes polici Ilir Gjokaj, raportohet se ishte i prekur me COovid-19

albnews
By
1 Min Read

olici Ilir Gjokaj ka vdekur në moshë të re. Aktualisht po raportohet në media se polici Gjokaj ka qenë i prekur me Covid-19.

Mediat raportojnë se edhe pse në moshë të re, vdekja e tij erdhi si rezultat i koronavirusit, shkruan Express.

Polici Ilir Gjokaj që ka vdekur sonte është rreth 40 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij në rrjetet sociale ndërkohë që po raportohet se ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova më saktë nga fshati Skivjan.
“U prefsh ne paqe Axhoshi jam Ilir Gjoka Inshallah Zoti t shperblen me Xhehnet” ka shkruar në facebook një i afërm i tij.

Ilir Gjokaj ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës. Gjithashtu thuhet se Gjokaj ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Share This Article