Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e Komunës së Zhelinës.
Në fjalimin e tij, ai tha se “duke ndërtuar frontin për Evropë, kyçemi në procese përparimtare dhe drejt standardeve të reja”.
“Iku koha e sasisë, sot na duhet cilësia. Sot duhet parë si duhet veprojmë, sepse nuk na pranon Europa pa standard. BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë reshtuar krah nesh, kanë investuar dhe invesojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen i kemi provuar në kurriz. Në angazhohemi për paqë, stabilitet, ekonomi të zhvilluar, për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, për administratë efikase”.
“Shqiptari sot është vendimarrës dhe faktor në vend, Bujari na përfaqëson në OSBE, Fatmiri na bën krenar me Bankën Botërorë, Naseri, Kreshniku apo Artani… sa më shumë instalojmë vlera aq më shumë armiq krijojmë. Mickoskit kjo nuk i pëlqen dhe unë e di se përsë, unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë, ndaj mos të më përgjigjet ai mua me kalash. Ai e ka parë luftën veç në televizor, ndërsa unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar. Pse ne po investojmë në stabilitet? Kontribuam në zjedhjen e konfliktit për emrin, jemi ulur në negociata që këtë rajon ta shpiejmë drejt rrugës së paqes e stabilitetit. Kohërat kanë ndryshuar, nuk duhet përsëritur tragjeditë këtij populli por duhet të mendojmë drejt mundësive të reja”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.