Votimi po zhvillohet i qetë

albnews
By
1 Min Read


Në kohë dhe në atmosferë të qetë sot në mëngjes në ora 07:00 janë hapur 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ku filloi votimi për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë s Veriut.

Ndërkohë vëzhguesit e Organizatës Joqeveritare “Civil”, kanë raportuar vonesën prej 5 minutash të disa qendrave të votimit, që nuk pritet të ndikoj në procesin të votimit. Raportohet se rrjedha e votimit deri në këto momente është e qetë.

Share This Article