Alibeaj-Berishës: Je shkaktari i përçarjes dhe prodhimit të këshilltarë të LSI me votat e demokratëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratës së Sali Berishës se “Luzlim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë më vend në PD”.

Alibeaj tha se Berisha është shkaktari i përçarjes së opozitës dhe se për faj të tij sot janë prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve .

Për Alibeajn bashkëpunimi Berisha-Meta është dhe arsyeja pse patën një humbje aq të thellë në zgjedhjet e 14 majit.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak.

Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Alibeaj.

Më herët Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duhet të jenë pjesë e PD pasi janë bashkëpunëtorë të Ramës dhe se janë të vetmit që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhjet e 14 majit.

Share This Article