Korçë, policia gjen pas 4 ditësh trupin e pajetë të një 67- vjeçari, dyshohet se u mbyt në rezervuarin e Gjançit

albnews
By
1 Min Read

Policia e Korçës, pas 4 ditësh, ka gjetur të pajetë një 67- vjeçar, i cili rezultonte se ishte larguar pa adresë nga banesa e tij. Sipas policisë, 67- vjeçari me inicialet N. N., banues në Korçë, është gjetur në bregun e rezervuarit të Gjançit, dhe dyshohet se është mbytur.

“Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article