Alketa Vejsiu nuk e përjashton mundësinë e prezantimit të reality show

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alketa Vejsiu ka ndezur sërish kuriozitetin e publikut me një përgjigje interesante gjatë rubrikës “Ask me a question” në Instagram. E pyetur nëse do ta prezantonte ndonjëherë Big Brother VIP Albania, moderatorja dha një përgjigje që la të hapura shumë interpretime.

“Po patjetër! Do lulëzonin lulet edhe në dimër”, shkroi Alketa, duke shtuar se aktualisht është e fokusuar tek projektet e saj në TV Klan, specifikisht tek talentet në muzikë, artistët që shfaqen në çdo skenë festivalesh.

Edhe pse nuk konfirmoi një angazhim konkret, mënyra si u shpreh ka bërë ndjekësit të mendojnë se prezantimi i BBVA prej saj mbetet një opsion real në të ardhmen. Moderatorja ka qenë gjithmonë një emër i përfolur për formatin, dhe kjo përgjigje vetëm sa e shton më shumë zhurmën rreth saj.

Alketa u pyet po ashtu për mendimin mbi realizimin e Big Brother Kosova. Ajo u përgjigj prerë se “duhej ta bënte një edicion vetë”, duke shtuar se formati në Kosovë, sipas asaj që kishte parë në rrjetet sociale, kishte “tejkaluar çdo limit etik”. Vejsiu theksoi se nuk është pro “porno-s në mes të ditës”, duke përmendur skena që sipas saj krijojnë “bezdi e diskomfort”, dhe se disa modele brenda shtëpisë “nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet”.

Share This Article