Alush Gashi lobon për njohjen e Kosovës nga Nepali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka takuar ish-kryeministrin e Nepalit, Madhav Kumar, i cili tani është kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Nepalit, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet.

“Sot gjatë takimit me ish-kryeministrin e Nepalit z. Madhav Kumar Nepal, tani kryetar i komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin e Nepalit, biseduam për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Gjatë kësaj vizite private po ashtu pata kënaqësinë që me anëtarin e Parlamentit z. Sanwa Limbu të bashkëbisedojmë për proceset nëpër të cilat po kalojnë vendet respektive”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi është njëri nga themeluesit e LDK-së dhe ka ushtruar disa funksione në LDK, duke filluar nga ajo e këshilltarit të ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, Sekretar për marrëdhënie me jashtë në këtë parti dhe ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Share This Article