Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves ka mbetur pa klub. 38-vjeçari është larguar nga Sao Paulo pasi e ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme, ka konfirmuar të premten ekipi brazilian.
Në njoftimin e Sao Paulos, thuhet se Alves nuk është paraqitur kohët e fundit në shenjë proteste për pagat e papaguara, kështu që klubi ka qenë i detyruar për një lëvizje të tillë. Sipas mediumeve braziliane, Sao Paulo i ka borxh Alvesit 1.8 milionë euro.
“Sao Paulo bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Alvesin për shpëkuptjen e kontratës. Alves tani është lojtar i lirë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Këtë edicion, Alves ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për Sao Paulon në kampionat.

