Ambasada britanike e shqetësuar për vendimin e Hotit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e shqetësuar për shuarjen e Task-forcës për luftimin e korrupsionit.

Ambasada ka thënë se presin nga Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme e cila e ka mision luftimin e korrupsionit.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se ata bashkë me partnerët tjerë ndërkombëtarë do t’i mbështesin këto përpjekje.

“Qeveria e Kosovës është zotuar publikisht për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërmarrë reforma thelbësore gjyqësore. Ne jemi të shqetësuar për vendimin për të shuar task-forcën dhe presim që Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme anti-korrupsion për ta zëvendësuar atë, ashtu siç parashikohet nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit. Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm për të mbështetur këto përpjekje”, thuhet në përgjigjen për kohën.

Share This Article