Ambasada e SHBA-së përshëndet arrestimin e Balilit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Ambasada e SHBA-së ka reaguar sot për ndalimin e Klement Balilit.

Sipas ambasadës, ky arrestim shënon  një hap të madh rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit. Gjithashtu në këtë reagimin vihet theksi se kush do t’a ketë radhën pas Balilit.

“???????? | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, -shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Share This Article