Ambasada gjermane jep lajmin e mirë për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë, nga nesër hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një lajm të rëndësishëm sot për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Me anë të një postimi në facebook Ambasada njofton se nga nesër mund të lëvizni lirisht drejt këtij shteti për të gjitha qëllimet (edhe për vizita dhe turizëm) pasi nuk kërkohet më një certifikatë vaksinimi apo tampon.

Java kulturore e Izraelit, në Tiranë çelet ekspozita “Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, merr pjesë Kryeministri Rama
“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Share This Article