Rusia është e hapur për dialog, por duhen dy veta për të kërcyer një tango. Kështu shprehet ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, sipas asaj që raportojnë mediat e Moskës, lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje përmes diplomacisë për konfliktin në Ukrainë.
Sa i përket vendimit kundër ushtarëve britanikë dhe marokenë, të dënuar me vdekje në Donetsk, tha se është marrë në bazë të ligjeve të një vendi të pavarur.
“Nuk duhet ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Republikës Popullore të Donetsku-t”, tha Lavrov duke shtuar se nuk do të bëjë asnjë koment tjetër lidhur me këtë zhvillim, pasi siç tha ai, nuk dëshiron që të bëjë spekulime.
Një ditë më parë, dy britanikë dhe një maroken, u dënuan me vdekje nga një gjykatë pro ruse në Donetsk, pasi i shpallën fajtorë për disa krime të supozuara në Mariupol, duke i konsideruar mercenarë të huaj.