Ambasadorët e NATO-s nesër firmosin protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër në Bruksel do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Pas firmës së 29 ambasadorëve të vendeve anëtare. Maqedonia do të mund të marr pjesë në mbledhjet e Aleancës.

Pas aktit të nesërm i cili cilësohet si historik për vendin, Greqia do të jetë e para që do të ratifikojë protokollin në parlamentin e saj gjë për të cilën nevojiten 151 vota. Siç njoftojnë mediat greke ratifikimi pritet të ndodh të premten.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit të sotëm me kolegun e saj kroat Damir Kërstaçeviq tha se Maqedonia shumë shpejt pret edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply