Haradinaj: Taksa qëndron deri në njohjen nga Serbia

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri sot për tarifën 100 % ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kreu i ekzekutivit sot pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë përsëri që taksa do të mbetet deri në njohje dhe për këtë gjë sipas tij s’ka dilema.

“Vendosja e taksës është vendim i Kosovës, argumentet i kemi treguar. Kushtëzimi i dialogut është i papranueshëm nëse e bëjmë një listë të kushtëzimeve do kishim kërkuar kërkim falje nga Serbia për krimet që ka bërë në Kosovë, kishim kërkuar kthimin e të pagjeturve e kështu me radhë. Taksa është këtu deri në njohje, për këtë nuk kemi dilema më, mbetet deri në njohje”, tha i pari i qeverisë.

Ai vlerëson se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë me heqje të taksës, është i papranueshëm.

“Është e papranueshme që të kushtëzohet dialogu, sepse nuk humb vetëm Kosova nëse nuk ndodh dialogu humb rajoni”, tha Haradinaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply