Ambasadori amerikan: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, t’i rikthehen dialogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje palëve për uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe që të dyja vendet t’i rikthehen dialogut.

Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori ka vendosur në dukje se protesta është e drejtë e qytetarëve por që duhet të jenë në formë paqësore.

Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, është shprehur Hovenier.

Share This Article