Ndryshime në qeverinë e Kosovës! Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen.

Referuar mediave vendase, Mehaj ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, teksa nuk dihet nëse do të marrë një tjetër detyrë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar, në Norvegji.

Referuar të njëjtave burime, Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Dorëheqja e Mehaj është pranuar edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Share This Article