Ambasadori amerikan me Osmanin e Kurtin nesër përkujtojnë Masakrën e Reçakut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministria ka njoftuar se krerët shtetërorë do të vizitojnë Kompleksin Memorial të Reçakut në përkujtim të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Siç ka bërë të ditur kryeministria, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca do realizojnë homazhet në Reçak nga ora 10:00, shkruan lajmi.net.

Pjesë e homazheve do të jetë edhe ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sipas kryeministrisë.

Më tej, në ora 11:00 krerët shtetërorë do të kryejnë ceremoni përkujtimore në nder të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Në ora 13:00 udhëheqësit institucional do jenë prezent në një ekspozitë kolektive me fotografi të Masakrës së Reçakut tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Më 15 janar të 1999-ës, 45 shqiptarë nga Kosova në fshatin Reçak u masakruan nga forcat serbe.

Share This Article