Ambasadori francez publikon pamje duke lënë Zonën e Gjelbër të Kabulit

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori i Francës në Afganistan, David Martinon, ka postuar pamje duke u larguar nga ish Zona e Gjelbër e Kabulit.

Zona e Gjelbër është pjesa ku janë vendosur ndërtesat qeveritare, rezidencat dhe ambasadat e huaja, shkruan BBC.

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, këtë të diel njoftoi se Franca po e zhvendoste ambasadën e saj në mënyrë që të ishte më afër aeroportit të Kabulit.

Ai tha se ambasada do të mbetet funksionale për evakuimin e të gjithë shtetasve francezë që gjenden atje.

Share This Article