Ambasadori i BE-së porositë opozitën: Manifestim paqësor, jo dhunë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita në Shqipëri këtë të shtune do të mbajë protestë masive në Tiranë, me sloganin ”Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”.

Sipas pohimeve publike pritshmëritë e opozitës nga rezultati i protestës janë largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i një qeverie kalimtare që “do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sipas Deutsche Welle, Policia e Shtetit ka informacione që në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune. Në këtë kontekst vëmendja e BE dhe e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri që protesta të jetë paqësore është maksimale.

DW e pyeti ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për domethënien e protestës dhe mesazhin e tij, në prag të zhvillimit të saj. “Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, theksoi ambasadori Soreca.

Ai i tha nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. “Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply