Ambasadori i SHBA-së në Çeki riafirmon mbështetjen për Kosovën e pavarur dhe sovrane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i SHBA-së në Republikën çeke Stephen B.King, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiun.

Në një postim në Twitter, ai thotë se ka riafirmuar mbështetjen që SHBA-ja ka për Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Ishte një nder të takohesha me ambasadorin Arbër Vllahiu këtë mëngjes dhe të riafirmojë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, e integruar tërësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në Twitter.

Kujtojmë se sot kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në Samitin e Pragës, dhe shkak për këtë thotë se janë zgjedhjet në Kosovë të cilat po afrohen.

Por dje, në mediat çeke u raportua se Kosova ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Share This Article